Dhomat në këto hotele të Cappadocia-s kanë pishinat e tyre private

Cappadocia është rajoni shkëmbor në Turqinë qëndrore i njohur për peisazhet unike dhe historinë e pasur. Njerëzit e vizitojnë prej vitesh Cappadocian si një destinacion, i cili sfidon arkitekturën e zakonshme dhe ringjall trashëgiminë e së shkuarës.

E famshme për formacionet shkëmbore të krijuara nga aktiviteti vullkanik dhe erozioni gjatë mijëra viteve, ndryshe quajtur “oxhaqet e zanave” dhe hotelet në dukje si shpella, perfekte për një pushim romantik e të qetë për çifte, Cappadocia duket si një vend i dalë nga filmat.

Zona ka shërbyer si strehë për qytetërime të ndryshme që në kohët e lashta, falë strukturës së saj shkëmbore që lejonte gdhendjen e banesave, kishave dhe qyteteve nëntokësore si Derinkuyu apo Kaymakl?.

Një nga eksperiencat më ikonike për të cilat njerëzit e vizitojnë është ajo e balonave shumëngjyrëshe që ngrihen në agim. Megjithatë pasuria e Cappadocia-s shkon përtej bukurisë, por qëndron në thelbin e egzistencës së saj prej vitesh.