Superkupa, Manchester United mbërrin në Shkup

Manchester Unitedi ka mbërritur në Shkup pasi më 8 gusht do të luajë kundër Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës.

Skuadra e Jose Mourinhos dukej e qetë para fillimit të rëndësishëm i cili do zhvillohet në stadiumin “Philip II Arena”.

Fituesit e Ligës së Evropës ndaj Los Blancos do të luajnë pa Eric Baillyn dhe Phil Jones.

Blerjet e reja Romelu Lukaku, Nemanja Matic dhe Victor Lindelof pritet të bëjë debutimin.