Deputetët shërbëtorë të kriminelëve dënojnë deputetët e opozitës!
Nga Petrit Vasili
E pabesueshme kjo që po ndodh në Shqipëri.
Deputetët e rilindjes, një tufë palaçosh që lëpijnë këmbët dhe shtrihen përpara kriminelëve guxojnë e dënojnë deputetët e opozitës që denoncojnë krimin dhe korrupsionin.
Këta bashkëhajdutët e Edi Ramës në Kuvend guxojnë e flasin për etikë parlamentare.
Këta që ngritën shtetin ku komandojnë horrat dhe kriminelet flasin për etikë.
Këta që ja kanë dorëzuar çdo zyrë publike trafikantëve dhe kriminelëve flladin për etikë.
Këta që ngritën polici qelbësirash të kriminalizuar, që rrëmben njerëz flasin për etikë.
Këta që votojnë ligjet që ju kërkojnë hajdutët dhe narkotrafikantët dënojnë në emër të etikës.
Këta që kanë marrë votat me kriminelët në krah qenkan shqetësuar për etikën.
Këta që blejnë vota me paratë që i vjedhin popullit belbëzojnë për etikë.
Këta maskarenj që me votat e tyre në Kuvend kanë noterizuar vjedhje me miliarda dhe kanë shkatërruar jetën e shqiptarëve kanë surrat dhe dënojne deputetët e opozitës se nuk paskan përdorur gjuhë parlamentare.
Por kur nxirrte jashtëqitje nga goja Edi Rama pse nuk e dënuan këta pisa servilë dhe të përdhunuar nga ai.
Ja ku e keni gjuhën parlamentare të Ramës për faqe të zezë por që këta deputetët palaço rilindas nuk kishin mendere ta dënonin.