Grabitje me armë në banesa, goditet banda shqiptare që terrorizoi Belgjikën

Nga Camille Jahier, DH

Në kuadër të një hetimi të nisur disa muaj më parë, që kishte në shënjestër një rrjet kriminal shqipfolës të vendosur në rajonin e Liezhit në Belgjikë, hetimi i kryer nga PJF Liezh ka bërë të mundur konfirmimin e përfshirjes së të dyshuarve në shumë vjedhje të armatosura në banesa në Belgjikë (veçanërisht në provincën e Luksemburgut).

Të martën e kaluar, më 16 dhjetor 2025, PJF Liezh, me mbështetjen e njësive speciale, ka kryer arrestimin në flagrancë të 4 të dyshuarve shqiptarë dhe kosovarë, në momentin e kthimit nga një ekspeditë nate në provincën e Luksemburgut.

Kontrollet e banesave, të kryera menjëherë më pas në Liezh, çuan në zbulimin dhe sekuestrimin e një pjese të plaçkës së grabitur (bizhuteri, para, telefona GSM dhe celularë, etj.), dy armë zjarri si dhe pajisje të plota për thyerje banesash (darë, gërshërë metali, pinca, doreza dhe maska). Aktualisht është ende në proces inventarizimi i sendeve të sekuestruara.

Pas marrjes në pyetje nga hetuesit e PJF-së, gjykatësja vendosi nxjerrjen e masës së arrestit për katër të dyshuarit.

Hetimi po vazhdon nga PJF Liezh, Divizioni i Kriminalitetit të Organizuar, nën autoritetin e gjykatëses së hetimit përgjegjëse për dosjen, përfundoi Prokuroria e Liezhit.