Korrupsioni galopant/ Rama vijon mbrojtjen e Ballukut, përjashton deputetët e opozitës me 30 ditë

Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, pas incidenteve që u regjistruan në seancën plenare të 18 dhjetorit, ku opozita protestoi kundër mbrojtjes politike që po i bën kryeministri Edi Rama, zëvendëses së tij Belinda Balluku.

Me urdhër të Ramës, Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë me 30 ditë 6 prej deputetëve të opozitës si, Elda Hoti, Klevis Balliu, Belind Këlliçin, Fidel Kreka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

PS pretendon se gjatë seancës janë kryer akte të rënda dhune.

Opozita i ka kundërshtuar këto masa duke i cilësuar si politike dhe të motivuara për të goditur përfaqësimin e saj në Kuvend.