Gjykata amerikane urdhëron kthimin e 137 venezuelianëve të deportuar në El Salvador
Një gjykatë amerikane ka vendosur që administrata e Presidentit Donald Trump duhet të organizojë urgjentisht kthimin e rreth 137 burrave venezuelianë, të deportuar në El Salvador dhe të burgosur atje për lidhje të dyshuara me banda kriminale, raporton Bloomberg News.
Ata u dërguan në një burg në El Salvador në mars, nën Ligjin për Armiqtë e Huaj (Alien Enemies Act).
Gjykatësi i Qarkut të SHBA-ve, James Boasberg, vendosi se deportimi i tyre shkel të drejtat për proces të drejtë dhe se ata kanë të drejtë të kthehen në gjykatë për të kundërshtuar deportimin e tyre.
Ai urdhëroi administratën e Trump që të paraqesë brenda dy javësh një plan për rikthimin e tyre në SHBA.