U dhunua barbarisht në mes të ditës, flet Rexhep Ademi: Ja si daja më mori 11 mijë metra tokë me letra false

Në redaksinë e Syri TV kanë mbërritur pamje tronditëse që tregojnë dhunimin brutal të Rexhep Ademit, qytetarit i cili prej muajsh ka denoncuar publikisht vjedhjen e pronës së tij dhe mungesën e reagimit nga institucionet shtetërore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e pronës që Ademi kishte denoncuar më herët në emisionin “Kafe Shqeto”, ku sipas tij janë vendosur sonda dhe ekskavatorë në mënyrë të paligjshme.

Rexhep Ademi ishte sot sërish i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ku rrëfeu detaje të reja mbi sulmin fizik ndaj tij, duke deklaruar se dhuna ishte e paralajmëruar dhe e lidhur drejtpërdrejt me konfliktin e pronësisë. Ai theksoi se prej vitesh është përfshirë në një betejë të ashpër për tokën e familjes, ku rreth 11,600 metra katrorë sipas tij janë tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara dhe procedurave të dyshimta ligjore.

Ademi kujtoi se rreth një muaj më parë kishte protestuar edhe para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit për atë që ai e cilëson si grabitje të pronës dhe presion të vazhdueshëm ndaj familjes së tij. Sipas tij, pavarësisht denoncimeve publike dhe faktit që çështja është nën hetim, puna në terren ka vijuar pa asnjë pengesë.

Pamjet e mbërritura në Syri TV tregojnë momentet e dhunës ndaj Ademit nga disa persona, ndërsa ai ndodhej në zonën e pronës së kontestuar. Pas ngjarjes, ai u transportua me ambulancë dhe dha dëshminë në polici, por në studio shprehu zhgënjim të thellë për mënyrën se si po trajtohet rasti.

“Nuk ka asnjë reagim real nga shteti. Edhe pasi denoncon, ndihesh më i rrezikuar se ata që dhunojnë,” deklaroi Ademi në “Kafe Shqeto”, duke ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe funksionimin e shtetit ligjor.

'Vizat e verdha janë tokat e fermës. Katrori i kuq ka pas qenë gjithmonë shtet. Katrori i vogël është 2.000 metra shtëpia e gjyshit e vjetra, edhe atë e kemi marrë katrorin e mollës me gjyq fakti.  Atë e ka ruajtur tezja, ja ka shitur burrit të vet sikur ja ka shitur nëna me gjyshin edhe, edhe ashtu si e kanë bërë me këto letrat e 7501, prapë nuk kanë firmosur të gjithë entarët e familjes. Tani shtëpia ime është ajo atje, në mes të kuqes. Tashi na del daja pronar me këto letrat, 7501 falso. Po ta vesh mendjen, ja ku janë 7501-shit, te vizat e verdha. Duken dhe nga përmasat.

Pesë ditë mbasi kemi qenë këtu në studio. Domethënë, në momentin që kemi denoncuar live punimet, ka qenë pa leje. Edhe në polici është bërë denoncimi, prokurori ka shkuar qeni. Është, çfarë ndodhi dje pas këtij incidenti?

U përcolla në ambulancë, dhashë deklarimin polici. Tani do ikim te mjeku ligjor. Ndërkohë vetëm një kanë shkruajtur. Dashnor Shira.
Me çfarë më thanë njerëzit e mi, se unë nuk i njihsha, shoku i çunit të dajës, Gert Ismailit.
' u shpreh Ademi.