FOTO/ Juventusi dhe Interi në ‘luftë’ për transfertën e bujshme

Në mesjavë Patrik Schick do të jetë në spitalin “Gemelli” në Romë për vizitat e planifikuara pas pesë javësh të ndaluar për shkak të probleme shëndetësore e cila ngriu lëvizjen e tij drejt Juventusit.

Përveç “Zonjës së Vjetër”, sulmuesi çek po kërkohet me ngul nga Interi, ndërsa drejtori sportiv i kampionëve të Italisë preferon që Schick të qëndrojë tek Sampdoria të paktën deri në janar, shkruan SYRI.net.

I gatshëm është treguar Interi që kërkon të përfitojë sa më shumë nga kjo situatë duke ofruar 30.5 milionë euro.

Tashmë duhet të presim vendimin përfundimtar të Patrik Schick.

/ SYRI.net /