'Skandal pas skandali', Kedhi: Qeveria Rama po fundos Shqipërinë
Nikola Kedhi, Departamenti Brain Gain i Partisë Demokratike dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto”, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestën e djeshme të opozitës, duke theksuar se tashmë është shpalosur qartë platforma dhe se opozita duhet të ndërtojë një front të gjerë përballë qeverisjes Rama.
Kedhi u shpreh se në fjalimin e tij, kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjitha forcave që ndihen realisht në opozitë, intelektualëve dhe grupeve të interesit, që të bashkohen kundër një qeverisjeje që ka futur vendin në një spiralë të rrezikshme ekonomike, institucionale dhe morale.
Sipas Kedhit, Shqipëria po përballet me një tkurrje të vazhdueshme të bujqësisë dhe industrisë, me një rënie drastike të euros që lidhet drejtpërdrejt me kanabizimin e vendit dhe me një ekonomi që, siç u shpreh ai, mbahet artificialisht nga paratë e drogës.
Ai theksoi se këto nuk janë më çështje politike të zakonshme, por probleme madhore që prekin të ardhmen e vendit dhe që kërkojnë reagim qytetar të qëndrueshëm në shesh, jo thjesht pakënaqësi të shprehura në kafene.
Kedhi nënvizoi se protestat tashmë kanë nisur dhe se sfida kryesore për opozitën është ruajtja e momentumit, duke e kthyer revoltën qytetare në një presion të vazhdueshëm ndaj qeverisë.
Deklarata e plotë:
“Në radhë të parë, dje u shpalos një platformë. Në fjalimin e zotit Berisha, ai bëri një ftesë për të gjithë partitë opozitare, ato që e ndjejnë veten në opozitë me këtë me këtë qeverisje, mund të ketë dhe parti që thonë jemi në opozitë edhe janë shumë komod me me me Ramën kryeministër, dhe për të gjithë intelektualët, grupet e interesit, të cilët për veten e tyre do duhet të dalin dhe të thonë, ne nuk jemi dakord që bujqësia të vazhdojë të jetë në tkurrje siç ka qenë në pesë vitet e kaluara, industria në tkurrje siç ka qenë në tre vitet e kaluara, me euron të rënë mbi 30-35% që nga kanabizimi i vendit në 2015-ën dhe të tjerë problematika, apo që ekonomia shqiptare të mbahet me paratë e drogës, siç është faturuar tashmë që po mbahet.
Pra, duhet një front i gjerë opozitar për të qëndruar në shesh në mënyrë të qëndrueshme. Në qoftë se kjo realizohet dhe në protestat e radhës, natyrisht që unë mendoj se ndërkombëtarët do vazhdojnë t'i japin ndihmën e tyre për këtë.
Por unë i shikoj ndërkombëtarët si një pjesë të puzzle-it që duhet plotësuar. Unë sërish e përsëris sepse e kam bindjen që nuk do vijnë ata as ta marrin me helikopter ta çojnë në ishullin Rikers, as të bëjnë, nuk e di, as ta arrestojnë në zyrë. I takon shqiptarëve dhe shqiptarët, me në krye demokratët shqiptarë, i kanë të gjitha kapacitetet që të bëjnë ndryshimin që të gjithë presin. Kjo është pak po e sigurt.
Duke parë që, duke parë që demokratët do vazhdojnë atë që nisën dje, pra sot nuk jemi më në atë që thoshim më përpara, do t'i nisim protestat, do t'i bëjmë protestat. Protestat kanë nisur, dje ishte protesta e parë. Do duhet të mbahet ky momentum. Kauzat janë aty, janë dy nga skandalet,
Akshi me dosjen Balluku. Unë nuk e di ç'duhet të ndodhi më që njerëzit të të revoltohen dhe jo të revoltohen në kafe po të revoltohen në bulevard, sepse në vendet e tjera largohen ministrat se japin dorëheqjen se kanë bërë plagjiaturë, kanë kopjuar në klasë të pestë një detyrë shtëpie, ndërsa këtu me me të gjithë këto skandale nuk largohen.
Do të duhet shqiptarët që këtë revoltën e tyre ta shprehin në bulevard. Dhe revoltën e shqiptarëve, natyrisht që dhe partnerët ndërkombëtarë jo vetëm do ta respektojnë po edhe do ta mbështesin, do ta ndihmojnë me të gjitha mënyrat, sepse e them sërish, interesat e tyre në rajon janë cënuar dhe interesat e tyre janë të përbashkëta me interesat tona si shqiptarë, si demokratë, për, ne e kemi për demokracinë tonë, për sigurinë tonë, ata e kanë për interesat e tyre që kjo qeveri i ka dëmtuar.
E shikojmë reagimin amerikan. Dje kishte një zhvillim përsa i përket ministerialit të energjisë, ku Shqipëria sërish ngel në klasë, po themi, me problematika, për shkak pikërisht të këtyre skandaleve korruptive, të teceve, të tigrit një, të dy tigrave në Vlorë.
Pra, e shikojnë dhe ata që këtu diçka po shkon shumë, shumë keq. Shqipëria nuk është në rrugën që do të duhet të ishte, dhe sërish e them, ky kombinim i të gjithë këtyre faktorëve, Partia Demokratike që drejton protestat, intelektualët, grupet e ndryshme të interesit që i bashkohen dhe natyrisht presioni ndërkombëtar, do do bëjnë të mundur që ky ndryshim të ndodhë".