De Laurentiis, pas triumfit të Napolit: Nuk kishim fituar kështu që nga epoka e Maradonës
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, komentoi pas finales së Superkupës së Italisë kundër Bologna-s, të cilën skuadra e tij e fitoi 2-0. Ai u pyet për skeptikët që dyshonin tek Antonio Conte dhe u shpreh: “Keni pasur dyshime për Conte-n? Kemi humbur 2-0 në Bologna, por ky është një kompeticion tjetër. Tifozëve mund t’u them se do të kënaqemi edhe më tej.”
De Laurentiis foli edhe për sezonin dhe tifozët: “Sezonin e kaluar patëm vetëm kampionatin dhe Kupën e Italisë, por shumë dëmtime. Edhe këtë vit kemi pasur sfida të ngjashme. Duhet gjithmonë të jemi të kujdesshëm, por sonte u argëtuam. Që nga epoka e Maradonës nuk kishim fituar dy trofe në të njëjtin vit. Do të vazhdojmë të kënaqim tifozët.”
Ai komentoi edhe fuqinë e skuadrës: “Napoli ishte i fortë edhe më parë, por trajnerët duhet të gjejnë harmoninë. Conte është një mjeshtër dhe nuk ka nevojë për shumë kohë. Në jetën time besoj se kam gabuar shumë pak, edhe me trajnerët. Disa gazetarë mund të mendojnë ndryshe, por një ditë do të tregoj të vërtetën për ato momente të vështira.”