VIDEO/ Deputetët e PD tek Komisariati 1, kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar
Dhjetë qytetarë janë shoqëruar nga policia, pas protestës kombëtare tek kryeministria, të organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita.
Pas protestës, disa deputetë të PD-së kanë shkuar pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë për të kërkuar lirimin e protestuesve.
Tek komisariat nr. 1, mbërritur deputetët e Partisë Demokratike Klevis Balliu, Bledion Nallbati, Klodjana Çapja, Ledina Alolli dhe Kastriot Piroli, si dhe dy avokatë, Marash Logu dhe Eda Grimci, të cilët po kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar.