VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, Napoli në epërsi ndaj Bologna-s falë supergolit të Neres
Në pjesën e parë të finales së Superkupës së Italisë, Napoli ka kaluar në avantazh ndaj Bologna-s me një gol të jashtëzakonshëm të David Neres në minutën e 39-të. Sulmuesi brazilian merr një pasim perfekt dhe me një goditje nga distanca e dërgon topin në cepin e sipërm të portës, duke lënë portierin Ravaglia pa mundësi reagimi.
Gjatë 45 minutave të para, Napoli ka krijuar disa raste të pastra. Eljif Elmas në minutën e 10-të ka dërguar një gjuajtje pranë shtyllës së majtë, ndërsa Neres në minutën e 36-të provon sërish fatin brenda zonës, por Ravaglia është i saktë në pritje.