Trump-Moon: Koreja e Veriut përbën një kërcënim madhor

 Trump dhe homologu i tij koreanojugor, Moon Jae In vlerësuan dje se Pheniani përbën një kërcënim madhor, ndërkohë që OKB-ja sapo ka ashpërsuar sanksionet kundër Koresë së Veriut që të heqë dorë nga ambiciet e saj bërthamore.

“Dy krerët theksuan se Koreja e Veriut përfaqëson një kërcënim serioz të drejtpërdrejtë dhe madhor për SHBA-në, Korenë e Jugut, Japoninë si dhe për shumicën e vendeve të botës”, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë të publikuar pas një bisede telefonike mes dy homologëve.

Donald Trump dhe Moon Jae In kanë premtuar gjithashtu se do të aplikojnë të gjitha rezolutat në dispozicion kundër Koresë së Veriut dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë të njëjtën gjë.

Këshilli i Sigurimit në OKB miratoi të shtunën njëzëri një rezolutë që përforcon ndjeshëm sanksionet që ekzistojnë kundër Koresë së Veriut.

Nëse kjo rezolutë respektohet, ajo pritet t’i bllokojë phenianit një miliard dollarë të ardhura në vi