VIDEO/ Princi i Kurorës së Marokut refuzon puthjen e dorës, Infantino shfaqet i befasuar
Gjatë ceremonisë hapëse të Kupës së Konfederatave të Afrikës në Marok, një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve ndërkombëtare. Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, së bashku me zyrtarë të lartë të vendit afrikan, po prisnin Princin e Kurorës së Marokut, i cili ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur ngjarjen, kur një ritual tradicional bëri “xhiro” në rrjetet sociale.
Në vend që të lejonte autoritetet të i puthnin dorën, një shenjë respekti që tradita marokene e kërkon për figurat mbretërore, princi e tërhoqi dorën, duke mos lejuar askënd ta puthte atë. Ky veprim i ka habitur jo vetëm zyrtarët lokalë, por edhe presidentin e FIFA-s, i cili shihet në video i ndalur dhe “gojëhapur” në momentin kur princi kundërshton këtë akt ceremonial.
L'esclavage au Maroc 🇲🇦#Infantino et #Motsepe sous le choc
— بوابة الجزائر - Algeria Gate (@algatedz) December 21, 2025
Lekjaa s'agenouille et baise la main du prince héritier marocain#TotalEnergiesAFCON2025 #AFCON2025 pic.twitter.com/xYjF27tfCE
Tradicionalisht, në disa evente zyrtare në Marok, puthja e dorës së një anëtari të familjes mbretërore konsiderohet shenjë respekti. Megjithatë, në dekadat e fundit, ky ritual është bërë objekt diskutimi, me disa që e shohin si një simbol të së kaluarës që reflekton hierarki dhe nënshtrim, ndërsa të tjerë e argumentojnë se është thjesht një formë nderimi. Në raste të mëparshme të kapura edhe nga video të vjetra, princi e ka shmangur vazhdimisht këtë praktikë, duke e konsideruar atë të paktën të pakëndshme ose jashtë modës.
Ky episod ka shkaktuar debate në rrjetet sociale dhe media për mënyrën se si monarkitë bashkëkohore mund të ruajnë traditat, por edhe t’i përshtatin ato me kohën dhe sensin bashkëkohor të respektit. Ndërsa eventi sportiv vazhdon, momenti ka tërhequr më shumë vëmendje dhe një diskutim të gjerë mbi protokollet dhe emocionet e tyre kulturore.