Ushtari i bandave, Ilir Proda, urdhëron policinë të intimidojë protestuesit e opozitës! 10 të shoqëruar

Menjëherë pas protestës policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve. Nga informacionet e para mësohet se deri tani janë shoqëruar 3 protestues.

Protesta e nisur në orën 18:00 u mbyll rreth orës 20:30.

Në fund pas fjalimit të kryetarit të PD-së Sali Berisha disa protestues të revoltuar hodhën flakadanë drejt kryeministrisë si dhe hoqën kordonin prej hekuri që ishte para efektivëve të policisë.

Duhet theksuar se gjatë protestës nuk pati raste dhune nga protestuesit por policia me urdhër të drejtorit të policisë së shtetit, ushtarit të bandave, Ilir Proda po përdor shoqërimin në polici si  formë presioni ndaj njerëzve të cilët kanë dalë në protestë, një e drejtë themelore demokratike. 

Ndërkohë një grup deputetësh janë drejtuar nga komisariati nr 1 ku janë shoqëruar 10 protestues për të kërkuar lirimin e tyre.