Berisha: Ramës do i shkojmë në Surrel! Nga sot shqiptarët dhe bota nuk e njohin për kryeministër
Gjatë ecjes në bulevard i shoqëruar nga protestues të shumtë, kryetari i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me protestën kombëtare.
I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh se, Edi Ramës do i shkohet deri në Surrel, sepse milionat e eurove verëra atje kanë përfunduar.
Prononcimi i kreut të PD-së, Sali Berisha me gazetarët:
Unë kam komunikim non-stop me qytetarët.
Ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm kombi.
Ky ishte mesazhi më i shkëlqyer i urimit për çdo shqiptar të ndershëm për këto festa.
Cili është mesazhi juaj për Edi Ramën?
Mesazhi im i vetëm për Edi Ramën është ky: nga sot për shqiptarët dhe botën nuk të njeh kush për kryeministër...
Do i shkoni vërtet në shtëpi?
Unë thashë në Surrel, aty rreth. A e patë ju ku shkuan ato 4 milionë shishe, disa prej tyre të vitit 1920, ato shkuan në Surrrel. A shkuan në shtëpi apo në tunele aty përreth, atë nuk e dimë. Por në Surrel do shkojmë ne.
Kur do shkoni?
Ne nuk shkojmë pa u thirrur ju.
Zoti Berisha kur do jetë protesta e radhës?
Tani do përcaktojmë se janë disa gjëra. Edi Rama nuk i heq imunitetin asaj sepse duhet të dorëzojë imunitetin e tij. Është 10-fishi i Lubisë në vjedhje dhe në çdo gjë. Nuk e heq imunitetin, do t’ia heqim ne, siç ia hoqën narkodiktatorëve të tjerë.
A është ngujimi në parlament një formë proteste?
Nuk ka formë proteste paqësore që nuk do aplikojë kjo opozitë. Kjo opozitë nuk përmbahet më.
A e mirëprisni praninë e Ervin Salianjit në protestë?
Çdo njeri që vjen në protestë është i mirëpritur. Nuk është protesta monopol i Sali Berishës. Protesta është vullnet i të gjithë qytetarëve që e ndjejnë se duhet të protestojnë ndaj kësaj qeverie. Unë thirrjen time e bëra aty për çdo forcë politike, për çdo qytetar, për çdo intelektual, cilido është i mirëpritur të na bashkohet. Kjo është një betejë e cila nuk ndalet pa realizimin e misionit të saj.