Berisha: Pjesëmarrja ishte historike! Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel

Duke folur për gazetarët e shumtë, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, pjesëmarrje në protestën kombëtar ishte historike.

Ai u shpreh se, opozita nuk ka pushime, por ka vetëm betejë. I pyetur në lidhje me aferat kriminale dhe korruptive të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe qeverisë së tyre, Berisha u shpreh se, këto afera të padëgjuara në histori i kanë rrënjët në Surrel.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel.

Gjithçka është bërë, mund të jenë zhdukur njerëzit, nuk e di, por tre herë janë marrë peng, kjo dihet.

Unë dija vetëm një, këto kohë dolën që janë dy të tjerë.

700 milionë euro, çdo gjë për familjen, që Armandi të pasuronte familjen Rama.

Atëherë ai është një pallat krimi atje.

Nuk ka diskutim kjo.

Aksioni i sotëm mbyllet tek selia.

Thashë të bëjmë një xhiro këto që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit në çdo anë...

...Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme.

Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha....

Opozita ka vetëm betejë....