VIDEO/ Ernest Muçi, më i miri i Trabzonspor-it, gol dhe asist në humbjen ndaj Genclerbirligi-së

Ernest Muçi gjen golin e tij të shtatë sezonal në radhët e Trabzonspori, në Turqi, skuadër ku është huazuar nga Beshiktashi gjatë merkatos së verës.

24-vjeçari, i cili po përjeton ndoshta momentin më të mirë në karrierë, ktheu në gol një penallti në minutën e 67-të për rezultatin final 4-3 në ndeshjen Genclerbirligi-Trabzonspor. Një rezultat aspak i kënaqshëm për ekipin e ish-sulmuesit të Tiranës, që në dy ndeshjet e fundit ka humbur shumë terren në garën për titullin kampion (një barazim dhe një humbje).

Goli i Ernest Muçit me penallti

Trabzonspori renditet në vendin e tretë me 35 pikë, shtatë më pak se Galatasaray e katër më pak se Fenerbahce.

Muçi, i aktivizuar titullar në këtë ndeshje të javës së 17-të ishte më i miri për ekipin e tij me notën 7.5 nga ‘sofascore’, madje në minutën e 50-të dha asistin e golit të rezultatit të përkohshëm 2-2 të shënuar nga Felipe Augusto.

Asisti i Ernest Muçit