‘Isha aq i pafuqishëm...’, rrëfimi rënqethës i Zanettit rreth katastrofës ‘Adriano’

Futbolli është i mbushur me histori kur lojtarët nuk kanë shfrytëzuar talentin.

Por, një nga ato më të dhimbshmet ishte ajo e Adrianos. Sulmuesi brazilian kishte të gjitha cilësitë për t’u bërë një nga lojtarët më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit, por ai i qoi të gjithin dëm.

Ai nga Flamendo në vitin 2001 u transferua te Interi, ku më pas u huazua te Fiorentina dhe Parma për dy vite dhe pastaj u rikthye në Milanio për të shkëlqyer.

‘Perandori‘ aq sa është i njohur për cilësitë, është i njohur edhe për rënien e madhe të formës, edhe pse ishte në kulmin e karrierës.

E gjitha kjo shpjegohet nga legjenda e Interit, Javier Zanettit, i cili thotë se disfata më e madhe në karrierën e tij ishte që nuk arriti ta shpëtojë karrierën e Adrianos.

“Ishim duke luajtur një miqësore ndaj Real Madridit dhe ai (Adriano) shënoi një gol mbresëlënës”.

“I thash vetës se ai është Ronaldo i ri. I kishe të gjitha – fuqi, teknikë, driblim, shpejtësi, gjuajtje të fortë dhe goditje të mirë me kokë”.

“Adri ishte nga favelat (paralagje të varfra në Brazil), dhe kjo më frikësoi shumë. E kam parë rrezikun, sepse është rrezikshme kur bëhesh i pasur nëse më herët nuk ke pasur asgjë”.

“Kisha frik se ai do futej në telashe”, ka thënë Zanetti.

“Ai një ditë mori një telefonatë nga Brazili ‘Adri, babai ka vdekur”.

“E kam parë atë në zhveshtore, e gjuajti telefonin dhe filloi të bërtas. Nuk mund ta imagjinoja atë mënyrë të bërtiturit. Rrëqethem edhe sot e kësaj dite”.

Adriano duke i qethur flokët në favelat braizliane

“Që nga ajo ditë Moratti (presidenti i Interit në atë periudhë) dhe unë jemi kujdesur për atë sikur ai të ishte vëllai jonë i vogël”.

“Ai vazhdoi të luajë futboll, të shënojë gola dhe t’ia dedikojë ato babit vet në qiell . Por, pas asaj telefonate asgjë më nuk ishte e njëjtë”.

“Ivan Cordoba shpenzoi një natë me atë duke o thënë. ‘Adri, ti je një përzije e Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovic. A je i vetëdijshëm se mund të bëhesh lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?”

“Ne nuk kishim sukses ta largojmë atë nga depresioni dhe kjo ndoshta është disfata më e madhe në gjithë karrierën time. Ende më dhemb, isha aq i pafuqishëm”, shtoi Zanetti.

Këto fjalë më së miri e tregojnë dhe konfirmojnë se sa shumë u shkatërrua Adriano nga vdekja e babit, por është një tjetër tregues se sa ishte i përkushtuar Zanetti për bashkëlojtarët dhe Interin e tij.

Zanetti aktualisht është zëvendës-president i Interit, por sa ishte lojtar aktiv ishte një nga kapitenët më mirë ndonjëherë që ka parë bota e futbollit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. /telegrafi