Lumë’ njerëzish, protestuesit mbushin plot bulevardin para kryeministrisë! Shikoni PAMJET ME DRON
Mijëra qytetarë iu bashkuan thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për tu bashkuar sot pasdite në protestën para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzuar atë që opozita e quan ‘narkodiktaturë’
Kryetari i PD-së i bëri thirrje intelektualëve të heqin mantelin e konformizmit e të dalin në shesh si në 1990 . Thirrjen ia drejtoi dhe fermerëve, të ndjekin shembullin e fermerëve në vendet fqinje, të protestojnë sepse tokat po ngelen djerrë.