Shpërthen laboratori i një fabrike në Francë! Katër persona të plagosur dhe një i zhdukur
Një shpërthim është rregjistruar mbrëmjen e sotme në një laborator fabrike, në komunën Saint-Fons, pranë Lyonit në Francë. Mediat e huaja kanë dhënë lajmin paraprak ku mësohet se, u plagosën katër punonjës të uzinës kimike "Elkem Silicones" në Saint-Fons, në 'luginën kimike', tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Duchêne, tha për median franceze se një punonjës i pestë është i zhdukur.
🔴🇫🇷FLASH INFO - Vidéo de l’explosion du laboratoire du site Elkem Silicones à Saint-Fons (Rhône) qui a fait quatre blessés, dont deux graves. #SaintFons #Rhone pic.twitter.com/0VqNCjcWyt
— Media Express (@media_express_e) December 22, 2025