Napoli–Bologna, formacionet zyrtare të finales së Superkupës

Finalja e Superkupës italiane Napoli–Bologna është gati të nisë dhe të dy trajnerët kanë zyrtarizuar formacionet. Napoli synon trofeun e tretë në histori, pas atyre të vitit 1990 dhe 2014, që do të ishte edhe i shtati në epokën De Laurentiis. Përballë është një Bologna historike, e cila për herë të parë arrin në një finale të Superkupës, pasi eliminoi Interin në gjysmëfinale.

Antonio Conte hedh në fushë një formazion me skemën 3-4-2-1, duke i besuar sulmit Hojlund, të mbështetur nga Neres dhe Elmas. Nga ana tjetër, Vincenzo Italiano, specialist i ndeshjeve me eliminim, rreshton Bolognën me 4-2-3-1, me Orsolinin dhe Odgaard pas Castro-s në majë.

Një përballje që premton spektakël mes dy fituesve të sezonit të kaluar.