'Ramën ta tërheqim zvarrë ore, zvarrë' Thirrja e pensionistëve të Fierit

Pensionistët e Fierit bëjnë thirrje për rrëzimin e Ramës. 

Pak orë para protestës pensionistët e Fierit i kanë dërguar një mesazh të fortë Edi Ramës.
Mesazhi është publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili ka shpërndarë reagimin e disa pensionistëve të zonës, të revoltuar për gjendjen ekonomike dhe nivelin e ulët të pensioneve. 

Në mesazh thuhet shprehimisht: ‘Ta tërheqim zvarrë ore, zvarrë’, një shprehje që pasqyron indinjatën dhe zhgënjimin e thellë të kësaj kategorie sociale.