VIDEO/ Shikoni pamjet e vinotekës 4-milionë euro të Edi Ramës, që u vodh nga Doçi dhe Proda
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka publikuar pamjet e vinotekës me vlerë rreth 4 milionë euro, e cila ndodhej në vilën e Gys Agasit dhe që i përket kryeministrit Edi Rama.
Sipas Berishës, shishet e verës së rrallë dhe me vlerë të jashtëzakonshme janë vjedhur nga drejtori i Doganave, Elvis Doçi, në bashkëpunim me Ilirjan Prodën, me qëllim transportimin e tyre drejt Surrelit.
'Kjo është vinoteka prej 4 milionë euro e Edi Ramës në vilën e Gys Agasit që u vodh nga drejtori i Doganës, Elvis Doçi dhe Ilirjan Proda për t’u dërguar në Surrel!', shkruan kryetari i PD në Facebook.