Qeveria qelbësirë e Edi Ramës!

Nga Petrit Vasili

Përgjimet kanë nxjerrë sheshit se çfarë llumi i ndyrë ka përmbytur zyrat e qeverisë së Edi Ramës.

Lloj-lloj horrash që komandojnë nga zyrat e tyre shtetin, policinë dhe miliarda euro taksa të shqiptarëve.

Edi Rama është shkatërruesi i çdo qelize të shtetit shqiptar, sepse është peng i horrave.

Edi Rama informacionet më sekrete që lidhen me sigurinë kombëtare ua dha në dorë horrave, rrugaçëve, kriminelëve dhe narkotrafikantëve.

Asgjë nuk e ka më emrin shtet në Shqipëri pas qelbjes që i ka bërë Edi Rama.

Policia që komandohet dhe raporton te horrat dhe mbron kriminelët dhe hajdutët, kjo është policia e Edi Ramës.

Media që komandohet me paratë e qelbura.

Të drejtat e qytetarëve kalojnë nga duart e horrave që vjedhin, kërcënojnë, marrin peng dhe kanë kyçet e shtetit.

Edi Rama është kryetar i bandës së horrave dhe jo Kryeministër i Shqipërisë.

Ky është shteti qelbësirë i Edi Ramës, më i ndyri dhe i poshtri që ky vend ka parë.

Populli ka të drejtë të revoltohet e të bëjë gjithçka për të shpëtuar shtetin nga zaptimi i krimit.

As edhe narkoqeveritë e Amerikës Latine nuk janë kurrë kaq të qelbura e të paturpshme sa kjo e Edi Ramës.