SYRI TV/ Dhunohet barbarisht Rexhep Ademi, shkak prona nën hetim
Në redaksinë e Syri TV kanë mbërritur pamje të rënda të dhunimit të Rexhep Ademit, qytetari i cili më herët kishte denoncuar në hapësirën e emisionit “KAFE SHQETO” vjedhjen e pronës së tij, ndërsa i bënte apel shtetit që të merrte masa.
Syri TV
Rexhep Ademi ka protestuar rreth një muaj më parë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme për vjedhjen që po i bëhet pronës së tij. Në një lidhje direkte me emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV ku ka bërë publik denoncimin e tij ku ngriti alarmin për dhunën që i është ushtruar familjes së tij në lidhje me këtë pronë.
Në redaksinë e Syri TV ka mbërritur një video alarmante që tregon dhunimin barbar të Ademit nga disa persona. Siç duket në pamje, dhuna ndaj tij është ushtruar në ambientet e pronës që Rexhep Ademi e denoncoi disa kohë më parë ku tregonte se aty janë vendosur sonda dhe ekskavatorë.
Ademi edhe më herët ka ngritur shqetësimin se nuk ka asnjë reagim nga shteti në lidhje me këtë denoncim të tij. Pasi pavarësisht se çështja është nën hetim nga pamjet duket se puna vijon.