ZYRTARE/ Partizani prezanton Edgar Çanin, ja fjalët e para të tij...

Edgar Çani sapo ka mbërritur në Tiranë. Partizani ka prezantuar sot goditjen më të bujshme në merkaton e verës, pasi Çani ditën e sotme ka vizituar zyrat e klubit ndërsa ishte i shoqëruar nga e dashura e tij.

“Erdha për të fituar titullin kampion, më bindi projekti i klubit. Nuk u mendova dy herë. Moxhi ka ndikuar shumë në këtë transferim, kam folur edhe me Iulianon. U premtoj tifozëve trofeun dhe shumë gola”, u shpreh Çani.

Kujtojmë që Edgar Çani ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Partizanin ku do të përfitojë 20 mijë euro në muaj.