Monedha euro në kushte të vështira, vazhdon rënia dhe në muajin gusht

Edhe pse në fund të muajit korrik, monedha europiane pati një rritje të lehtë, në ditët e para të gushtit persëri nisi zhvleresimi i euros. Në pikat e këmbimit valutor, 1 Euro u këmbye me rreth 132.5 lekë.

Ky është niveli më i ulët i gati 9 viteve, ndërkohë që Euro shfaqi shenjat e dobësisë rreth një vit e gjysmë më parë. Në mënyrë të vazhdueshme, Euro ishte më e dobët, ndonëse në tregun ndërkombëtar këtë vit ka fituar pikë ndaj Dollarit.

Dobësia e Euros pritet të vijojë të paktën edhe këtë muaj, kur fluksi i hyrjeve turistike është në kulmin tij./SYRI.net/