‘E masakruan’/ Gazetari nxjerr VIDEO-n e dhunës ndaj Rexhep Ademit: Të fortët e qeverisë po i vjedhin tokën…
Një ngjarje skandaloze është denoncuar nga gazetari Flavio Qarri, ku shtetasi Rexhep Ademi i cili protestoi i vetëm për disa javë te dera e SPAK është dhunuar në tokën që po i vjedhin, nga të ‘fortë’ të lidhur me qeverinë.
‘Sot shkoi te prona e tij. Po ndërtojnë resort aty. E masakruan me grushta e shkelma. Te prona e vet!!! Policia e Kavajës nuk reagon. Prokuroria jo! E masakruan!’, shkruan Qarri në Facebook.
Postimi i plotë:
Për të kuptuar domethënien e Shqipërisë 2025 lexoni këtë denoncim të Flavio Qarri.
"Rexhep Ademi protestoi i vetëm për disa javë te dera e SPAK. Po i vjedhin tokën në Kavajë. Të fortët e lidhur me qeverinë. Sot shkoi te prona e tij. Po ndërtojnë resort aty. E masakruan me grushta e shkelma. Te prona e vet!!! Policia e Kavajës nuk reagon. Prokuroria jo! E masakruan!