FOTO/ Luftë brenda llojit - Polici bashkiak masakron kolegun e tij, shkak heqja e tendave...

Të tjera detaje janë përcjellë nga përplasja e ndodhur këtë të hënë në Vlorë, gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Sipas korrespondentit të Syri TV, Gentjan Këllçiu, polici bashkiak, bashkë me familjarët të tij ka dhunuar kolegët (punonjësit e shtetit), të cilët shkuan për t’i kërkuar të lirojë zaptimin e hapësirës publike.

Pre e dhunës fizike ka rënë drejtuesi i IMT-së dhe efektivi i policisë rrugore. Ky i fundit ka pësuar fraktura të rënda në kokë, i cili ndërhyri për të shuar debatin.

Aksioni i lirimit të hapësirave publike u zhvillua sot, në hyrje të qytetit të Vlorës.