Avioni sa nuk përplaset me diskun fluturues, pasagjerët: U ‘sul’ drejt nesh me shpejtësi!

Anijet  misterioze që fluturojnë rreth Tokës po bëhen gjithnjë  e më evidente, me raste dhe video të pashpjegueshme nga e gjithë bota.

Por së fundmi një disk fluturues mbi qiellin spanjoll, për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedinë.

Sipas dëshmitarëve një avion me 150 pasagjerë për pak sa nuk është përplasur nga një objekt misterioz i cili lëvizte me një shpejtësi shumë të madhe.

Pasagjerët në bord thonë se një objekt misterioz ka shkuar drejt tyre aq sa është dashur një manovrim nga ana e avionit për të shmangur përplasjen.

Lajmi është konfirmuar edhe nga dy pilotët e avionit, të cilët  u shprehën të tronditur për incidentin e cuditshëm ajror./SYRI.net/