SYRI TV/ Klodian Braho merr detyrën si kreu i SPAK, Braho: Angazhim për garantimin e pavarësisë
Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në dorë të prokurorit Klodian Braho i cili sot ka marrë zyrtarisht detyrën e udhëheqësit të Spak për një mandat 3 vjecar. Në fjalën e tij të parë si kreu i spak Brahu është shprehur se angazhimi i tij është për të respektuar kushtetutën dhe garantimin e pavarësisë.
SYRI TV
Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme për një mandate 3 vjecar në krye të institucioni të hetimit. Në fjalën e tyij Braho u shpreh se fokusi i drejtimit të tij do të jetë respektimi i kushtetutës dhe garantimi i pavarësisë së këtij institucioni.
Ndalur tek roli I drejtuesit të SPAK, kryeprokurori Braho deklaroi se puna në SPAK shkon përjetë mandatit të një individi por ëhstë punë në grup.
Marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbojtur pavarësinë e SPAK dhe pë të forcuar besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet.
Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin Kushtetutës.
Klodin Braho u votua nga KLP javën e shkuar, ndërsa do të ushtrojë mandatin 3 vcjeccar në krye të SPAK, në një kohë kur edhe pushteti ekzekutiv sicc edhe ai legjislativ I janë kundërvënë për shkak të hetimit të korrupsionit në radhët e qeverisë, sicc është edhe rasti më I fundit I hetimit të zv. kryeministres Belinda Balluku, ku kryeministri Edi Rama me forcën e kartonit po pengon arrestimin e saj.