Dua Lipa shijon pushime romantike me Callum Turner pas përfundimit të turneut
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj romantike me të fejuarin, Callum Turner. Çifti është parë duke shijuar ditët me diell në plazh, në një periudhë relaksi pas angazhimeve profesionale.
Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq me bikini me print leopardi, duke vënë në pah format e saj elegante. Pushimet vijnë menjëherë pas përfundimit të pjesës latino-amerikane të turneut të saj “Radical Optimism”, i cili u mbyll javën e kaluar në Mexico City.
Dua ndau me ndjekësit disa momente nga udhëtimi në Instagram, përfshirë poza të tjera me bikini, një selfie para pasqyrës, si dhe një moment të qetë duke luajtur letra me partnerin e saj. “Valixhja ime mbetet e paketuar”, shkroi ajo krahas postimit.
Vetëm disa ditë më parë, çifti ndodhej në New York, ku Dua ishte e angazhuar me projektin e saj Service95 Book Club, ndërsa Callum mori pjesë në premierën e filmit të tij më të ri, Atropia.
Këngëtarja ka treguar gjithashtu mbështetjen për partnerin e saj, duke publikuar fotografi dhe duke promovuar projektet e tij të fundit.
Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen në janar të vitit 2024 dhe e konfirmuan fejesën në qershor të këtij viti, duke u shndërruar në një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it ndërkombëtar.