Ronaldinho i zhgënjyer me Neymarin, ja çfarë thotë për transferimin e bujshëm

Neymar pas katër vitesh qëndrim në ‘Camp Nou’, u transferua te PSG për 222 milionë euro, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori.

Në një intervistë për “Mundo Deportivon”, Ronaldinho ka shprehur zhgënjimin e tij për largimin e Neymar nga Barcelona.

“Po, ai ishte i kujdesshëm, edhe është e vështirë që në mendjen e Neymarit të mos jetë menduar se Barcelona ishte vendi më i mirë për të. Ne i urojmë më të mirat atij, edhe pse kemi preferuar ta kemi në skuadër, tani duhet të fokusohemi në lojtarët që kemi dhe ata që do vijnë”, u shpreh ai.