Fluks automjetesh në kufirin Shqipëri–Kosovë për shkak të festave të fundvitit

Pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës po përballen me një fluks të lartë të emigrantëve kosovarë që po kthehen në vendlindje për festat e fundvitit.Fluks automjetesh janë regjistruar prej se dieles qe lam pas pasi shumë emigrantë po vijnë nga vendet e Evropës.

Ky fluks i shtuar lidhet jo vetëm me festat e fundvitit, por edhe me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor, ku një pjesë e emigrantëve kosovare kanë zgjedhur të vijne për të ushtruar të drejtën e votës fizikisht.

Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e pikës kufitare të Vërmicës, po punon me procedura të përshpejtuara për të shmangur pritjet e gjata dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Megjithatë, autoritetet doganore kosovare te Vermices paralajmërojnë se fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Një rritje e ngjashme e lëvizjeve pritet edhe në ditët e para të vitit 2026, kur emigrantët kosovarë do të kthehen  drejt vendeve evropiane ku jetojnë dhe punojnë.