Shkodranët i bashkohen protestës kombëtare të opozitës, 1000 qytetarë do të nisen drejt Tiranës

Qytetarët shkodranë kanë zgjedhur t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita, e cila do të zhvillohet pasditen e kësaj të hënë në Tiranë, 22 dhjetor.

Nisja e protestuesve nga Shkodra do të bëhet me makina private. Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar mbledhja e fundit në PD Shkodër për protestën.

Sipas burimeve, në protestën kombëtare pritet të marrin pjesë rreth 1000 qytetarë nga Shkodra.

Kjo në bazë të raportimeve nga kryetarët e grup-seksioneve, teksa ka pasur një angazhim maksimal dhe vullnet për të marrë pjesë në protestën kombëtare në Tiranë.