VIDEO/ Policët maqedonas kontrollojnë rrugët tona, po shihni ç'bëjnë policët tanë në Maqedoni

Lajmi se policë maqedonas të trafikut janë duke kontrolluar akset rrugore shqiptare në jug të vendit, bëri bujë po tani vjen një panoramë tjetër: Policët shqiptarë që po kontrollojnë akset rrugore të shtetit fqinj.

Misioni i tyre është në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy Policive për sezonin turistik.

Policia e Shtetit ka sjellë sot pamjet nga puna e dy policëve nga Shqipëria në Strugë, e Eugenit dhe e Edisonit. Shih më poshtë sesi sillen dhe veprojnë ata: 

VIDEO/ Policët maqedonas kontrollojnë aksin Sarandë - Ksamil, shoferët u binden pa bërë zë

Policët maqedonas kontrollojnë aksin rrugor Sarandë - Ksamil duke habitur drejtuesit e makinave, që pa bërë zë i binden urdhrit të tyre për të hapur dhe kontrolluar bagazhet. 

Policët shqiptarë janë shprehur të kënaqur nga bashkëpunimi që kanë me kolegët fqinjë për korrektesën e tyre dhe mirësjelljen. "Bashkëpunim i shkëlqyer", kështu komentohet nga Policia e Shtetit, videoja e mëposhtme.