Kim Jong-un kërcënon SHBA-në: Do t’i paguani mijëra herë sanksionet e reja!

Koreja e Veriut është zotuar se do të hakmerret dhe se do ta bëjë SHBA-në të paguajë shtrenjtë për hartimin e sanksioneve të reja të OKB-së mbi programin e ndaluar të armëve bërthamore.

Sanksionet, të cilat u miratuan njëzëri nga Kombet e Bashkuara të shtunën, ishin një "shkelje e dhunshme e sovranitetit tonë", tha agjentcia zyrtare e lajmeve, “KCNA”.

Nga ana tjetër Koreja e Jugut thotë se Veriu ka kundërshtuar një ofertë për të rinisur bisedimet, duke e hedhur poshtë atë si të pasinqertë.

Vendimi unanim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së erdhi pas teste vetë përsëritura të raketave nga ana Kim Jong-un, të cilat kanë përshkallëzuar tensionet në gadishull.

Por Koreja e Veriut këmbënguli mëngjesin e sotëm që ajo të vazhdojë të zhvillojë programin e saj të diskutueshëm të armëve bërthamore.

Agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”kërcënoi Uashingtonin se "ta paguajë vënien sanksioneve ... mijëra herë"./SYRI.net/