Shpërthim në Moskë/ Humb jetën gjenerali i lartë rus
Një gjeneral rus është vrarë në një shpërthim në Moskë.
Komiteti Hetues i Rusisë tha se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov humbi jetën të hënën në mëngjes pas shpërthimit të makinës.
Sarvarov ishte kreu i departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura, shtoi komiteti.
Thuhet se një teori që po hetohet ishte përfshirja e shërbimeve të inteligjencës ukrainase.