Si u transferua Bonucci tek Milani? Zbulohet gjithçka

Drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka rrëfyer se si ndodhi transferimi i Leonardo Bonuccit i cili sipas tij nuk ishte i planifikuar .

Transferimi i Bonuccit nga Juventusi te Milani ka qenë një befasi për të gjithë, aq më shumë çmimi për të cilin u ble nga klubi nga “San Siro”, 42 milionë euro.

“Transferimi i Bonuccit nuk ishte planifikuar, por ishte një mundësi të cilën duhej ta shfrytëzonim. Isha duke folur me agjentin e tij ,Alessandro Lucci, për lojtarë tjerë dhe ai vazhdonte të bënte shaka për Bonuccin. Fillimisht, as nuk i tregova Marco Fassones. Më pas e pash që ai me të vërtetë dëshiron të vijë te Milani dhe kemi punuar që të kompletohet transferimi në shpejtësi”, tha ai për “Rai Sport”.