‘Narkopolicia mbulon krimin’/ Berisha denoncon: Banditi i thyen pjatat kokës nxënësve në festë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër ngjarje kriminale të mbuluar nga Policia e Shtetit.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë denoncimin e qytetarit dixhital, i cili bën me dije se djali i një banditi në Vlorë, Robi Llanaj është futur te festa e një shkolle pa qënë nxënës i asaj shkolle dhe ka dhunuar bashkëmoshatarët duke iu thyer pjata në kokë.
Postimi i plotë:
Narkopolicia mbulon krimin!
Një bandit futet në festën e shkollës dhe thyen pjata në kokat e nxënësve. Policia mbulon krimin dhe hesht. Shkolla dhe mediat heshtin!
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt dhune ndaj nxënësve në shkollë dhe heshtjen para krimit të shëmtuar ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Mirëmëngjes Doktor .Të uroj shëndet.Po të vë në dijeni për një ngjarje që ka ndodhur në Vlorë.Nxënësit e shkollës Elite kishin mbrëmjen e vitit të ri te resorant Mira mare.Djali i një banditi (Robi Llanaj ) pa qenë nxënës shkolle ka paguar lekë dhe është futur te mbrëmja.Dhe ka dhunuar nxënësit duke ju thyer pjatat në kokë.Për fat nuk ka pas viktima.Policia dhe mediat nuk japin asnjë njoftim.