‘Hajnia ka Emër’

Nga Bled Marku 

Edi Rama, Belinda Balluku, Evis Berberi, #Salillari etj…

Më 3 shtator të vitit 2021, unë, sëbashku me banorët e Laprakës, banesat e të cilëve prekeshin nga projekti famzi i Belinda Ballukut për ndërtimin e “Unazës së MAdhe” segmenti “Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës” ndërmorëm një valë protestash të cilat zgjatën deri më 15 dhjetor 2023, ditë që u shemb edhe banesa e fundit që pengonte projektin “Balluku”

Hetimet e SPAK treguan se Belinda Balluku është me plot gojë, plaçkitësja me e madhe e fondeve publike në historine e Shqipërisë.

Jo vetem “Tuneli i Llogarasë”, që pasi hengri “bakllavanë” Turke në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit, tashmë në arrati Arben Ahmetaj, por kudo që Bela e Ramës ka vënë dorën e saj, paratë janë zhdukur, u shpërndanë në disa kompani e më pas janë future në sistem, ose si pasuri të paluajtshme, 300 apartamente po i gëzon Belinda Balluku, mjete lundruese e para cash që fshihen nëpër apartamentet e Belës e Berberëve që e rruan dhe e qethen buxhetin e shtetit.

Hetimet e SPAK faktuan që edhe Unaza e Madhe në Tiranë është një projetk korruptiv, i ndarë në disa lote ne mënyrë që Belinda Balluku të vidhte sa më shumë para, të bënte edhe qokat e Edi Ramës, pasi ky i fundit u premtonte klientëve të tij se do i qeraste me një “lot rruge” e mund të fitonin para si dreqi.

Kompanitë ishin paracaktuar, paratë ishin ndarë, duhet veç ndërhyrja e policisë për largimin e banorëve nga zona si akt i fundit dhe Bela, Berberi, Salillari and co., mund t`i fusnin paratë në xhep.

Një gjë më vjen çudi nga SPAK, duke qënë se kompanitë që fituan tenderat e rrugëve ishin paracaktuar, pse nuk hetohen? Pasi rrjedhimisht edhe këto kompani bashkëpunëtore në krim.

Edi Rama e dinte qe ne kete projetk po vijedh

Edi Rama ishte vetë porositësi i ndarjes së rrugës në disa lote

Edi Rama ishte vetë një nga arkitektët e megavjedhjes

Edi Rama e dinte shumë mirë se çfarë plage sociale po hapte në shoqeri

Edi Rama është i përfshirë vetë kokë e këmbe në mega vjedhjet e Belindës, prandaj po e mbron me forcë

Hetimi nda Belës është hetim ndaj Ramës

Arrestimi i Belës është arrestim i Ramës

Rënia e Belës është rënia në pikiatë e Ramës

Drejtësia do bëjë punën e saj

Ne të tjerët do bëjmë punën tonë

Finalja? Rama në BURG