‘Demokratët gati për protestën e 22 dhjetorit’, Noka: Nesër jemi në shesh!

Edhe e diela ka qenë një ditë maratonë për Partinë Demokratike, e mbushur me takime intensive dhe punë të pandërprerë në terren, në funksion të organizimit dhe masivizimit të protestës së nesërme, 22 dhjetor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, theksoi se një protestë e tillë kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe mbështetet së pari te strukturat e partisë, grup-seksionet dhe degët.

Gjatë ditës së sotme, Noka ishte në Kodër Kamëz, në një takim me Grup-seksionin 2 të Degës 11 të PD-së në Tiranë, ku u diskutua mobilizimi për protestën.

“Nesër jemi në shesh”, u shpreh Noka, duke ftuar demokratët dhe qytetarët të bashkohen në protestën që do të zhvillohet më 22 dhjetor, në orën 18:00.