VIDEO/ Arda Kurtulan shkëlqen me gol, Göztepe mbyll vitin me fitore ndaj Samsunspor
Göztepe e mbylli vitin 2025 me një fitore të rëndësishme në Süper Lig, duke mundur Samsunsporin me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku protagonisti kryesor ishte sulmuesi i ri Arda Okan Kurtulan. Futbollisti 21-vjeçar, i cili ka luajtur 11 ndeshje me Shpresat e Shqipërisë dhe ka shënuar një gol, tregoi formën e tij të shkëlqyer duke realizuar të dy golat e skuadrës vendase.
Goztepe kaloi në avantazh në minutën e 23-të, kur Juan përfitoi nga një top i mbajtur në krahun e majtë dhe shërbeu një pasim të saktë brenda zonës, ku Kurtulan nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë për 1-0. Ky gol vendosi ritmin për pjesën e parë, ndërsa Samsunspor pati disa mundësi për barazim, por portieri i Göztepe, së bashku me mbrojtjen, e mbajtën portën të paprekur.
Në minutën e 68-të, Arda Kurtulan shënoi golin e dytë pas një aksioni të shpejtë nga mesfusha. Ai mori topin nga Juan në të djathtë dhe, pasi u pozicionua në zonë, e dërgoi topin saktësisht në rrjetë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0. Ky gol tregon aftësitë teknike dhe vendosmërinë e Kurtulan, i cili po kthehet një nga lojtarët kyç të Göztepe në garën për vendet evropiane.
Kujtojmë që Kurtulan nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Kombëtaren e Sylvinho-s, madje së fundi ka pasur raportime se në ta ardhmen do të luajëpër Turqinë, gjithsesi kjo ende nuk ka ndodhur.