'SHBA nuk janë izolacionistë'/ Kedhi: Aleatët në alarm? Ja çfarë kërkon realisht Trump nga Evropa

Politika e jashtme e administratës së Presidentit Donald Trump ka ngjallur debate të shumta lidhur me drejtimin e saj, veçanërisht në raport me aleatët tradicionalë evropianë.

I ftuar në SYRI i BOTËS në SYRI TV me Dori Daka, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Nikola Kedhi, theksoi se përtej retorikës së shpeshtë, qëndrimi amerikan duket se është më i qartë se kurrë: Shtetet e Bashkuara nuk janë izolacioniste, por kërkojnë një partneritet të ribalancuar me Evropën.

Në kundërshtim me narrativën se SHBA po tërhiqet nga skena botërore, Kedhi shpreh se ideja e një Amerike izolacioniste është thjesht një "propagandë". Sipas tij, Presidenti Trump synon një Amerikë të fortë që vepron në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët e saj historikë. Aleanca mbetet e hapur për këdo që ndan të njëjtat vlera, me Shtetet e Bashkuara në rolin udhëheqës.

Sipas Kedhit, ky partneritet i ri vjen me një kusht të qartë: Evropa duhet "të bëjë pjesën e vet". Dokumentet zyrtare, të miratuara nga Kongresi Amerikan dhe të firmosura nga Presidenti, konfirmojnë se Amerika mbetet prezente dhe e gatshme të ndihmojë kontinentin e vjetër.

Megjithatë, Kedhi tregon se kjo ndihmë kërkon që evropianët të qartësojnë pozicionin e tyre dhe të marrin më shumë përgjegjësi. Vizioni për të ardhmen mbështetet në një Perëndim të fortë, i cili qëndron mbi dy shtylla kryesore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e kontinentit evropian.

Për Kedhin, forca e kësaj aleance buron nga interesat dhe synimet e përbashkëta. Këto përfshijnë angazhimin për një sistem ekonomik kapitalist të tregut të lirë, mbrojtjen e lirisë individuale dhe promovimin e një shteti efikas që ndihmon individin, në vend që ta pengojë atë përmes burokracisë së tepruar. 

Kedhi:

Mbështetja është kjo që thashë, domethënë, që varijon. Mbështetja pa kushte nga mbështetësit e tij kryesorë dhe mbështetje me rezerva nga një pjesë tjetër e republikanëve, siç është normale të jetë, normalisht. Ndërsa, përsa i përket... një nga temat më të diskutuara, edhe zyrtarisht në forume që ishin disa panele, disa diskutime që kishin si si temë, po edhe në takime informale, është çështja e marrëdhënies mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës. Dhe unë mund t'ju them këtë,  edhe në disa biseda që unë kam pasur dhe me funksionarë dhe ish-funksionarë të administratës Trump, por edhe në rrëthe më të gjera, që . Dhe këtë ne duhet ta themi me bindjen më të plotë.

Nuk është e vërtetë propaganda e hedhur kryesisht nga e majta amerikane dhe botërore në 10 vitet e fundit që Donald Trump është izolacionist. Nuk mund të ketë diçka më të pavërtetë se kjo. Presidenti Trump është për një Amerikë të fortë, së bashku me aleatët dhe partnerët e vet, historik, dhe kushdo që do t'i bashkohet kësaj aleance me Shtetet e Bashkuara në krye të saj. Ndaj, kjo është një gjë që doli mjaft qartë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Evropa të bëjë pjesën e vet. Janë shumë të gatshëm që të ndihmojnë, Shtetet e Bashkuara, ne e pamë edhe nga dokumenti që u miratua në Kongresin Amerikan, i Sigurisë Kombëtare që u firmos dhe nga Presidenti Trump, që Amerika është prezente në Evropë, është e gatshme që të ndihmojë evropianët, por ama do duhet të qartësojnë disa pika që ne kemi këto synime të përbashkëta, kemi këto interesa të përbashkëta, duam një perëndim të fortë, dhe ky perëndim i fortë mbahet me dy shtylla që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane, të kontinentit evropian.

Dhe në qoftë se biem dakord për këto, biem dakord për sistemin ekonomik, që do të jetë një sistem kapitalist, i tregut të lirë, i lirisë individuale e tjerë me radhë, jo i shtetit të madh burokratik, por i shtetit të vogël që e ndihmon individin të ecë përpara dhe jo ta pengojë apo ta bëjë zinxhir burokratik.