'Prova nr. 50’/ Kalaja: BeLindën mund ta ‘mbrojë’ apo t’ja zgjasë afatin për vënien e ‘byzylykëve’ në dorë?

Avoktja Adriana Kalaja, e cila ka denoncuar skandalin me tokën ku ka ndërtuar sarajet në Surrel kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka dorëzuar sërish një tjetër fakt për këtë aferë, duke e çuar në 50 numrin e provave të depozituara në SPAK që në 9 shtator 2024.

‘Kjo është prova nr.50 që kam depozituar në SPAK që në 9 shtator 2024, e cila tregon se Drejtuesja e Organizatës Kriminale Linda Rama Xhillaro Basha, ndryshe Nexhmija e Surrelit, e kishte  piketuar këtë pronë që në vitin 2008 dhe e grabiti kur bashkëshorti që e martoi George Soros, u bë Kryeministër ligjërisht. Faktikisht Kryeminstre ka qenë dhe është LINDA, ish anëtarja e Bordit Drejtues të ABI Bank, ose pronarja faktike, nga ku brenda ditës kur dha "dorëheqjen", u zhdukën 58 milionë USD’, shkruan Kalaja në Facebook.

Postimi i plotë:

Deri kur?

BeLindën mund ta "mbrojë" apo t'ja zgjatë afatin e vënies së "byzylykëve" në dorë  

LINDËS jo.

Kjo është prova nr.50 që kam depozituar në SPAK që në 9 shtator 2024, e cila tregon se Drejtuesja e Organizatës Kriminale Linda Rama Xhillaro Basha, ndryshe Nexhmija e Surrelit, e kishte  piketuar këtë pronë që në vitin 2008 dhe e grabiti kur bashkëshorti që e martoi George Soros, u bë Kryeministër ligjërisht.

Faktikisht Kryeminstre ka qenë dhe është LINDA, ish anëtarja e Bordit Drejtues të ABI Bank, ose pronarja faktike, nga ku brenda ditës kur dha "dorëheqjen", u zhdukën 58 milionë USD.

Të bashkë kallëzuar janë edhe Ëngjëll Agaçi dhe Olsi Rama......, dhe dy nga akuzat janë:

1. Pastrimi i produktit të veprës penale.

2. Organizatë kriminale.

Ja kshu kshu.......

Ndërkohë, "deri dje" i gjithë sistemi i drejtësisë në këmbê në mbrojtje të Hajdutes LINDA me 3 mbiemra.

Ashtu si Irena me 3 mbiemra  që po vijon ta mbrojë se mbron dhe veten.

Deri kur?

Erdhi dita se, ka ardhë Sherif i Ri në Botë.

Gjithsesi, Ju e dini që unë  punët i çoj deri në fund.

PS: Duke qenë se së shpejti  ky sekt mafioz do dalë në opozitë, do pendohen shumë shpejt që nuk më votuan Avokate e Popullit, se unë do isha në krah të tyre nëse i shkelen të drejtat