‘Rama dhe Balluku do bien bashkë’/ Kalaja me banorët e Fushë Krujës: Në 22 dhjetor protestojmë te Kryeministria

Ish-kandidati për deputet dhe drejtues i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja ka zhvilluar një takim me eksponentë opozitarë, qendrestarë të Fushë Krujës, duke diskutuar për situatën politike dhe thirrjen për protestën e 22 dhjetorit, para kryeministrisë!

‘Çfarë duhet të ndodhë tjetër që qeveria të rrëzohet?! Rama dhe Balluku do bien bashkë’, shkruan Kalaja në Facebook.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama refuzon të dorëzojë zëvendësen e tij, Belinda Balluku, përpara organeve të drejtësisë së re, e cila akuzohet për dhjetëra e qindra milionë euro abuzime me tenderat e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe në Tiranë.

Postimi i plotë:

Në Fushë-Krujë, një kafe me eksponentë opozitarë, qendrestarë, duke diskutuar për situatën politike dhe thirrjen për protestën e 22 dhjetorit, para kryeministrisë!

Çfarë duhet të ndodhë tjetër që qeveria të rrëzohet?! Rama dhe Balluku do bien bashkë.

Fatkeqësia është se jemi vendi më me i varfër i Europës, me Kryeministrin më të pasur të Europës!