VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët shtëpia e braktisur në Lushnjë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një shtëpi e braktisur është shkrumbuar tërësisht në fshatin Kosovë e Vogël, njësia administrative Fiershegan, në Lushnjë.
Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë forcat zjarrfikëse të Lushnjës, si dhe efektive të policisë së shtetit.
Zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin ndërsa policia po kryen veprimet procedurale, pasi dyshohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.
Banesa në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha, prej vitesh ishte e zbrazët pasi pronari i saj nuk jetonte aty.
Pronari kishte lënë porosi një fqinji të tij që të kujdesej për banesën në të cilën vinte rrallë.
Ka qenë pikërisht fqinj,i i cili pasi ka vënë re flakët ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.