Protesta në 22 dhjetor/ Noka me qytetarët në rrugë: Kohë të tilla i bashkojnë njerëzit…Shihemi në shesh

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zhvilluar një bisedë me njerëzit në rrugët e Tiranës, duke i ftuar që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita në 22 dhjetor ora 18:00 përpara Kryeministrisë, pasi kryeministri Edi Rama refuzon të dorëzojë zëvendësen e tij, Belinda Balluku, përpara organeve të drejtësisë së re, e cila e akuzon për dhjetëra e qindra milionë euro abuzime me tenderat e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe në Tiranë.

‘Do të dalin në protestë të hënën, burra e gra, miq e shokë. Kohë të tilla i bashkojnë njerëzit. Shihemi në shesh’, shkruan Noka në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot u përshëndetëm e biseduam nga afër me shumë bashkëqytetarë. Do të dalin në protestë të hënën, burra e gra, miq e shokë. Kohë të tilla i bashkojnë njerëzit.

Shihemi në shesh! Dt. 22 18:00