EMRAT- Të shtëna me armë në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim autorët

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku dy shtetas kanë mbetur të plagosur në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 14:35 janë plagosur me armë zjarri shtetasit Amarildo Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç. Të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.

Nga hetimet paraprake, korrespondenti i Syri TV raporton se autorë të ngjarjes dyshohet se janë vëllezërit Fatri Iseberi, 39 vjeç, dhe Ndriçim Iseberi, 38 vjeç, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.

Shërbimet policore kanë intensifikuar kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.